Menaxheri i Newcastle United, Rafa Benitez, është takuar me drejtorin e klubit, Lee Chanley, për të diskutuar rreth transferimeve të janarit.
Benitez ka thënë para gazetarëve se ai nuk do të shkaktoj panik tek skuadrat tjera gjatë kërkimeve për të sjellë lojtarë të rinj në klub, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
"Është ajo që thashë më parë – biznes si zakonisht. Ne jemi duke punuar me lojtarët në mënyrë që të sigurohemi se i kemi emrat e duhur. Ne jemi në kërkim të lojtarëve të duhur", ka thënë Benitez.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.