Lajmet e fundit

Newcastle United është klubi i fundit që ka shprehur interes për të nënshkruar me sulmuesin e Sampdorias, Stefano Okaka këtë verë.
Reprezentuesi italian ka qenë njëri nga lojtarët kryesor për ekipin e Sampdorias që kur u transferua nga Parma në vitin 2014.
25 vjeçari ka nxitur vëmendjen e klubeve nga Italia, Anglia dhe tashmë edhe nga Franca,dhe raportohet se ai ka refuzuar një kalim te Watford javën e kaluar, ekip i cili luan në Premier Ligë këtë edicion.
Sipas Gazzeta TV, Newcastle janë duke tentuar ta revolucionarizojnë sulmin për këtë sezon dhe e shohin Okaka si target perfekt për ta filluar këtë ringjallje.