Lajmet e fundit

Newcastle kërkon me çdo kusht një bomber në Janar që të mund të sigurojë golat e nevojshëm për të shpëtuar ekipin nga rënia nga kategoria.
Një kandiadat që pëlqehet së tepërmi nga klubi anglez është sulmuesi i Interit, Edin Xheko.
Lojtari boshnjak ka realizuar 11 gola në 23 takime në të gjitha kompeticionet për zikaltrit, ndërsa u mor nga Roma në verë si futbollist i lirë.
Trajneri i Newcastle Edi Houe e vlerëson 35-vjeçarin, që i baron kontrata me zikaltrit në 2023.
Deri më tani, ekipi anglez ka luajtur 18 takime nga 38 të tilla, e ka fituar vetëm 1 herë e aktualisht gjendet në vend të parafundit në renditje me 10 pikë të grumbulluara.
Që Newcastle të mund të sigurojë qëndrimin në Premier League, duhet që të fitojë 10 takime, por problem kanë qenë golat e munguar.
Në janar priten zhvillime, ndërkohë që skuadra angleze me pronarët e rinj sauditë është kthyer në klubin më të pasur të botës.