Lajmet e fundit

Newcastle ka shënuar fitore ndaj Arsenalit, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 37-të në Premier League.
Pjesa e parë është karakterizuar me shumë raste nga dy skuadrat, por që në fund u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë, Newcastle kaloi në epërsi në minutën e 56-të, pasi Ben White shënoi autogol. Derisa Bruno Guimaraes vulosi fitoren, me një gol në minutën e 85-të.
Arsenali pas kësaj humbje mbetet prapa për vendin e katërt që dërgon në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi Tottenhami është përpara me dy pikë më shumë.
Xhiroja e 38-të pritet të vendosë se cila do të jetë skuadra e katërt angleze që do të kualifikohet në garën më të madhe evropiane. /Klankosova.tv/