Gazeta e njohur amerikane, New York Times, ndër nëntë librat që u ka rekomanduar lexuesve për këtë javë, ka zgjedhur edhe librin e titulluar “Kamarja e turpit” të shkruar nga romancieri i njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Madje gazeta e njohur prestigjioze në listën që ka krijuar ku u rekomandohen lexueseve librat që duhet lexuar, iu ka referuar Ismail Kadaresë si novelisti i madh shqiptar.
Libri që mban titullin “Kamarja e turpit” është përkthyer në gjuhën angleze nga John Hodgson, shkruan New York Times, transmeton Klan Kosova.
“Kërkimi për një kokë të prerë të pashës rebel (Ali Pashë Tepelenës) shërben si një simbol i errët satirik në këtë roman të zymtë shqiptar të botuar fillimisht në vitin 1978. Një legjendë alegorike për autoritarizmin e shekullit të 20-të” ka shkruar Hodgson.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.