Lajmet e fundit

Një rrugë në New York është emërtuar me emrin "Fan Noli" gjatë ditës së djeshme.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
"Përkujtimi i këtij rilindësi, njeriut të letrave dhe figure historike shumëplanëshe, me anë të emërtimit sot të një rruge në Nju Jork, është një ngjarje simbolike e për bashkuese e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim si edhe brezat e mëparshëm".
Kurti tha se kështu mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Në sajë të kësaj veprimtarie mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në ShBA, si edhe forcohet aleanca e shkëlqyeshme e kombit shqiptar me kombin amerikan".