Lajmet e fundit
Ish ylli i Chelsea ka insistuar se ai nuk beson që spanjolli e ka sabotuar portugezin, që u shkarkua javën e shkuar.

Pat Nevin ka thënë se Cesc Fabregas nuk e ka sabotuar Jose Mourinhon, që u shkarkua javën e shkuar, duke kërkuar nga fansat që fansat të mos e trajtojnë keq spanjollin.
Fabregas u fishkëllye nga fansat e Chelsea në fitoren 3-1 ndaj Sunderlandit, pasi spekulohej se ai ishte një nga ata që e ka sabotuar Moun.
Por Nevin i ka mohuar të gjitha duke insistuar se ato nuk kanë lidhje me të vërtetën.
"Kur diçka del në gazetë merr trajtën e të vërtetës".
"Unë nuk kam thënë që Cesc ishte fajtor për atë që ndodhi".
"Kam folur me gazetarin dhe e kam sqaruar këtë gjë".