Lajmet e fundit
Analisti i Sky Sports ka kritikuar strategjinë e transferimeve të shefit të ‘Gunners’.

Gary Neville e ka quajtur Arsene Wengerin “naiv ose të çmendur”.
Neville kritikoi dështimin e Wengerit për të nënshkruar me mesfushorë kualitativ, duke potencuar se Arsenali e ka të pamundur të fitojë Premier Ligën me mesfushorët aktual.
“Mendoj se Cazorla është lojtar i mirë. Por, jam duke folur për tjetër gjë – Arsenali ta fitojë ligën”.
“Prandaj, në mendje më vijnë Fabregas ose Scholes. Duhet ndërtuar skuadër rreth të tillëve futbollistë”.
“Mendoj se është arrogancë”.
“Ose është arrogancë, ose naivitet. Sepse ata vazhdojnë të humbin në këtë mënyrë”.