14.08.2016 · përditësuar para 3640 dite1 min lexim
Përkundër kritikave të mëdha nga disa prej trajnerëve në Premier Ligë, se shuma e dhënë për Pogban ishte e tepërt, ish-lojtari i Manchester United, Gery Neville, ka thënë se 105 milionë eurot e dhëna për francezin mund të dalin që ishin shpenzim i qëlluar, shkruan Goal, njofton Klan Kosova.
“United gjithmonë ka thyer rekordet e transferimeve për lojtarë të caktuar. Roy Keane, Rio Fedinand dhe Wayne Rooney po më vinë në mendje për momentin”, tha Neville për Mirror.
“Dhe ata tani po bëjnë njëjtë edhe për Pogban. Ai është një lojtar i tillë që normalisht se Manchester e blen”.
“Nëse Pogba i tregon kualitetet e tij në pesë-gjashtë vitet e ardhshme ne do ta shohim si një transferim të lirë atë”.
“Pogba është blerë 105 milionë, sepse nga ai pritet që t’i fitojë lojërat e mëdha. Ai duhet t’i fitojë ato lojëra, sepse në Manchester United lojtarët kryesorë këtë duhet ta bëjnë, të fitojnë për ekipin lojërat e mëdha”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.