Lajmet e fundit
Ish-mbrojtësi i kombëtares së Anglisë dhe Manchester United, Phil Neville ka marrë detyrën e zëvendës-menaxherit te skuadra spanjolle, Valencia.

Kalimi i tij në Valenica është paralajmëruar një javë më parë, ai ka filluar punën te kjo skuadër, ndërsa do të jetë ndihmës i trajnerit Nuno Espirito Santo.
Neville ka pasur një përvojë si trajner, pasi ishte asistent i David Moyes në Manchester United, pastaj kishte një rol edhe te Anglia në U-21.
Ai ka filluar punën në Valencia dhe do të jetë pjesë e përgatitjeve parasezonale.