Lajmet e fundit
Shefi i Valencias ka thënë se e di mirë që nënshkrimet e reja mund ta përdor vetëm njërin në Ligën e Europës këtë edicion.

Gary Neville ka mohuar se është ngutur kur ka nënshkruar me Denis Cheryshev dhe Guilherme Siqueira, megjithëse vetëm njëri nga ta mund të përdoret në Ligën e Europës.
Valencia doli e treta prapa Zenit dhe Genk në grupe në Ligën e Kampionëve, ndaj tani do të luajë në Ligën e Europës, ku e pret Rapid Viena.
Në dy ditët e fundit të afatit kalimtar skuadra nënshkroi me Siqueira nga Atletico Madrid dhe huazoi Cheryshev nga Real Madrid deri në fund të këtij edicioni.
Megjithëse vetëm njëri nga ta mund të paraqitet për Valencia në Ligën e Europës, Neville mendon se nënshkrimet ishin të duhurat.
“Nuk është vendimi im, as i Valencia, të tilla janë rregullat”.
“Nuk më duhet të zgjedhë njërin ose tjetrin. E kam marrë vendimin tashmë, edhe ata e dinë”.
“Na duhen të dy lojtarët, pasi jemi duke garuar në disa fronte”.