Lajmet e fundit
Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Anglisë do të fillojë hapat e parë si menaxher në La Liga.

Gary Neville do të jetë menaxher i Valencias deri në fund të këtij edicioni, ka njoftuar klubi spanjoll.
Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Anglisë ndeshjen e parë si menaxher i skuadrës do ta ket ëme Lyonin më 9 dhjetor.
Në një njoftim zyrtar të klubit, Neville ka thënë: “Jam shumë i lumtur që m’u dha kjo mundësi”.
“Valencia është skuadër e madhe dhe e di që fansat i ka shumë të mirë”.
“Mezi pres të punoj me lojtarët e talentuar që ka klubi dhe të përballem me sfidat e radhës”.