Lajmet e fundit

Gary Neville i cili ka marrë drejtimin e skuadrës spanjolle Valenica, ka arritë që të nxjerrë një pikë shumë të vlefshme në ndeshjen e tij të parë në këtë pozitë.
Skuadra e tij arriti që t’i shmanget humbjes në minutat e fundit të këtij takimi, kur Mina shënoi gol në minutën e 86-të.
Deri në ato momente Barcelona po avanconte me golin e Suarez.
Pavarësisht barazimit katalonasit mbajnë pozitën e liderit me 34 pikë, kurse Valenica zë pozitën e shtatë, transmeton Klan Kosova.