Lajmet e fundit
Ish mbrojtësi beson se Gunners s’kanë fuqinë e duhur për të fituar Premier Ligën, nëse Arsene Wenger nuk transferon lojtarë të tjerë.

Arsenali do të ridefinojë historinë nëse fiton Premier Ligën me këtë skuadër mendon ish mbrojtësi i Manchester Untiedit, Gary Neville.
Neville e ka kritikuar Wengerin për politikën e tij të transferimeve, gjë që mori menjëherë përgjigje nga francezi.
“Ne s’mund të bëhemi në verbër në raport me faktet”.
“Futbolli s’ka ndryshuar dhe do të isha i lumtur të shihja se si disa nga lojtarët e Arsenalit arrijnë suksese”.
“Faktet thonë që s’do të ndodhë. Po t’a fitojë ligën me lojën që bëri ndaj Liverpoolit do të duhej rishkruar historia”.
“Në dhjetë sezonet e fundit Arsenali ka dalë i treti ose i katërti. Kjo do të thotë se s’është përmirësuar aspak”.