Lajmet e fundit
Los Blancos janë duke vazhduar me filozofinë e transferimit të lojtarëve premtues, pasi janë afër që të nënshkruajnë me yllin e Portos.

Real Madridi është afër që të arrijë akord me Porton për të transferuar në radhët e veta Ruben Nevesin, një nga lojtarët më premtues në Europë.
Neves, 18 vjeçar, ka pasur paraqitje të shkëlqyera për Porton duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë klubeve evropiane, mes tyre të Realit dhe Barcelonës.
Por, duket që në këtë rast skuadra kryeqytetase do të dalë e fituar pasi është shumë afër arritja e marrëveshjes me skuadrën portugeze.