Lajmet e fundit

Manuel Neuer mendon se Sllovakia nuk është kundërshtar për t'u nënvlerësuar.
Gjermania do të përballet me skuadrën të cilës i prin Marek Hamsik në xhiron e radhës të Euro 2016.
Për 30-vjecarin është e pavend që kjo përballje të krahasohet me miqësoren e zhvilluar para se të niste turneu, ku sllovakët triumfuan 3-1.
"Në fazat me eliminim direkt mund të ndodhë gjithcka. Nuk mund të marrim lehtë asnjë kundërshtar, pavarësisht emrit që ka. Mendoj se cdo skuadër që është në 1/8 e ka merituar kualifikimin".
"Ne i njohim mirë ata sepse në miqësoren e Augsburgut fituan 3-1. Sigurisht që tani do të jetë një përballje tjetër dhe ne do të kërkojnë ta mbyllim sa më shpejt takimin për të arritur cerekfinalet".
Gjermania si gjithmonë e nis si favorite turneun, por ende nuk është shfaqur me të gjithë potencialin e saj. Neuer edhe për këtë konstatim e ka një përgjigjje.
"Gjermania është ekip i madh dhe ndoshta e ka më të lehtë kur luan me kundërshtarë me emër që kërkojnë të bëjnë lojën e tyre. Kjo është arsyeja që në Gjermani ende nuk janë euforikë për Europianin".
"Shpresoj që ta mposhtim Sllovakinë e më pas të përballemi me një skuadër më të madhe. Vetëm kur ta kalojmë këtë fazë njerëzit do ta ndjejnë më shumë praninë tonë në këtë turne dhe të të thonë se po tregojmë një nivel të lartë".
Në konferencë përkrah Neuerit foli edhe mbrojtësi i Bayernit Joshua Kimmich, i cili theksoi se nuk mund të krahasohet me Philip Lahm. 21-vjecari shtoi më tej se është aktivizuar vetëm një herë në të djathtë në kombëtare, ndaj është herët për të nxjerrë konkluzione të tilla.