Lajmet e fundit

Njerëzit që nuk flenë mirë janë më të prirur që të preken nga sëmundja e Alzheimer-it.
Kjo pasi që proteinat që, pjesërisht e shkaktojnë këtë sëmundje, fillojnë të shfaqen në tru pas vetëm një nate pa gjumë, sipas një studimi të ri.
Një numër studimet kanë gjetur një lidhje mes gjumit të pamjaftueshëm dhe rrezikut të rritur për Alzheimer, por një studim i ri nga Universiteti i Uashingtonit zbuloi atë që i ndodh trurit gjatë insomnisë.
Gjumi vepron si një lloj sistemi i ujërave të zeza për trurin, dhe pa të, mendja bllokohet me të gjitha llojet e mbeturinave, përfshirë këtu edhe beta proteinave amiloide.
Njerëzit gjenetikisht të predispozuar që të preken nga kjo sëmundje, kanë nivele të larta anormale të këtyre proteinave, dhe pas një nate të vetme pa gjumë, kjo ngjau edhe me pjesëmarrësit e shëndetshëm që ishin pjesë e këtij studimi.