Lajmet e fundit

Tren i shpejtë i parkut të lojërave. Do të thotë lart dhe poshtë dhe kokëposhtë. Majtas dhe djathas dhe mos u ndal. Bërtit dhe qesh dhe mbaju fort. Shpejt dhe ngadalë dhe ngjitu dhe rrëzoju.
Treni i shpejtë do të thotë DokuNights 2015, pra duart lart dhe zëri shteret.
Bëhuni gati për ngjarjen me më shumë adrenalinë të këtij viti. Programi i DokuNights këtë vit do të ju bëj zemrën të ju rrah fort dhe lotët të ju thahen ngadalë. Të ëndërrojmë më shumë se kurrë në ANDRRA, në lokacionin tonë me një kinema të re dhe me më shumë vend për të vrapuar dhe kërcyer.
E gjitha do të filloj më 8 gusht me Ah! Kosmos, Tijana T dhe Alien no. 155 – trio powerpuff që reprezentojnë Stambollin, Beogradin dhe Tiranën, të cilat do të bashkohen për herë të parë për të filluar udhëtimin e DokuNights.
Gnučči do të vazhdojë me ritmin e saj energjetik duke na sjellë një dimenzion të gjerë muzikor dhe këngë bombastike. Dhe nëse ju pëlqen muzika surf dhe rock n’ roll, ne kemi menduar edhe për ju, teksa udhëtimi merr kthesën me grupin legjendar Messer Chups.
Pastaj, ritmet vullgare fillojnë të kërkojnë tingujt e bongos përmes spektaklit të Radio Noet Noet të tingujve afrikan. Dhe kur e marta na përshëndet, e mërkura merr kthesën e dance-floor kur Marcel Fengler dhe Hajdar Berisha na dhurojnë një natë të pandalshme të teknos që e meriton agimin e diellit.
Dhe, kur ju mendoni që udhëtimit po i vie fundi, Bloody Foreigners do të na ngrisin prap lartë për një tjetër kthesë vibruese me perfromancën e parë live të dy albumeve të tyre ‘Oh, Oh, Oh’ dhe ‘Jadec’. Kur është fjala për herët e para, a e dini çfarë bëhet kur bashkoni Ergenin me Pinkmetal? Ejani dhe zbulojeni në performancën e Garazhë më 14 gusht.
Një tjetër sinergji sjell Seba dhe MC Lowqui për një natë që do të reprezentojë drum n’ bass në verzionin e tij më të zëshëm dhe mprehtë. Dhe në fund, zana jonë magjike, Nezafete Shala dhe grupi i saj, do ta sjellin udhëtimin në një gjendje të paqes dhe gëzimit me këngët e tyre plot dashuri.
Pra, zonja dhe zotërinj, djem e çika: lidhuni sepse ky do të jetë një udhëtim i çmendur! DokuNights 2015 ju mirëpret dhe treni jonë i shpejtë është gati të niset./dokufest.com
Ndërsa programin e plotë të DokuNights mund ta gjeni më poshtë:
http://dokufest.com/2015/sq/shpallet-programi-i-dokunights-2/