Lajmet e fundit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë operacionet ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, janë siç u shpreh ai, vendimtare.
Netanyahu është shprehur se beteja e Rafahut pos që është vendimtare, është siç tha ai, edhe kritike.
"Beteja në Rafah është kritike. Është një luftë që vendos shumë gjëra në këtë fushatë”, është shprehur kryeministri izraelit.
Ndërkaq, më herët zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut në Palestinë njoftoi se më shumë se 600 mijë palestinezë janë zhvendosur me forcë nga Rafah.