Lajmet e fundit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të hënën se "lufta nuk duhet të përfundojë" derisa Izraeli të vriste udhëheqjen e Hamasit.
"Qëllimi ynë është një fitore absolute mbi Hamasin. Ne do të vrasim udhëheqjen e Hamasit, prandaj ne duhet të vazhdojmë të veprojmë në të gjitha zonat e Rripit të Gazës. Lufta nuk duhet të përfundojë para kësaj. Ajo do të marrë kohë - muaj e jo vite", ai tha në një takim të fraksionit të partisë së tij, Likud, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Në të kaluarën, Izraeli nuk e ka fshehur qëllimin e tij për të vazhduar gjuetinë e udhëheqësve të Hamasit shumë kohë pas përfundimit të luftës.
Netanyahu gjithashtu ka thënë më parë se lufta kundër Hamasit "do të jetë një luftë e gjatë".