Lajmet e fundit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbrojtur luftën në Gaza dhe i ka dënuar protestuesit amerikanë gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku. Kur qëndrojmë së bashku, diçka njëmend e thjeshtë ndodh: ne fitojmë, ata humbin”, ka thënë Netanyahu para ligjvënësve.
“Armiqtë tanë janë armiqtë tuaj. Lufta jonë, është lufta juaj. Dhe fitorja jonë ,do të jetë fitorja juaj”, ka thënë kryeministri izraelit në fjalimin e tij para Kongresit Amerikan.
Ai pranoi duartrokitje nga shumë të pranishëm, por të qenë mbetën Demokratët kryesorë të cilët refuzuan të ngrihen dhe të brohorasin.
Madje, demokratja e përlotur, Rashida Tlabi, mbajti një pankartë me mbishkrimin “kriminel lufte”.