Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje qeverisë britanike të ndërmarrë veprime për të mbrojtur hebrenjtë.
Një deklaratë i referohet "dobësisë" përballë "një sulmi antisemitik pas tjetrit", shkruan
BBC, transmeton Klankosova.tv.
"Fjalët nuk janë të mjaftueshme për t'u përballur me këtë plagë. Ne kërkojmë dhe presim veprime nga qeveria britanike për të mbrojtur hebrenjtë e Anglisë dhe për t'i sjellë antisemitët para drejtësisë", thuhet tutje në deklaratë.
Dje, dy burra janë therur në Golders Green në veri të Londrës, pasi një burrë me thikë është parë duke vrapuar në rrugën kryesore, duke u përpjekur t’i sulmonte hebrenjtë në zonë. Të dy pësuan lëndime të rënda.
https://klankosova.tv/sulm-me-thike-ne-veri-te-londres-dy-hebrenj-te-lenduar-rende/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.