Lajmet e fundit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paraqitur vendosmërinë e Izraelit për të triumfuar përfundimisht mbi armikun e tij më të madh, Iranin, dhe madje për të forcuar pozitën e tij në Lindjen e Mesme përmes marrëveshjeve të paqes me vendet arabe kur të përfundojë lufta në Gaza.
Duke iu drejtuar parlamentit izraelit, Knesset, të hënën, Netanyahu theksoi se sipas planit të Iranit, "nëse Izraeli bie - e gjithë Lindja e Mesme do të bjerë në duart e tij".
Udhëheqësi izraelit zbuloi gjithashtu një qëllim të ri të ardhshëm për Izraelin: ndjekjen e marrëveshjeve të paqes me më shumë vende arabe, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Unë synoj të vazhdoj procesin që drejtova dhe të arrij paqen me vende të tjera arabe", tha Netanyahu, duke shtuar se Izraeli do të ndërmjetësonte këto marrëveshje me vendet me të njëjtin mendim, të cilët po përpiqen gjithashtu "për një Lindje të Mesme të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë".