Lajmet e fundit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, të dielën i bëri thirrje Benny Gantz që të ndryshojë mendje dhe të kthehet në kabinetin e urgjencës.
"Benny, kjo nuk është koha për të braktisur fushatën - kjo është koha për të bashkuar forcat", i tha Netanyahu Gantz në një postim në X.
“Qytetarë të Izraelit, ne do të vazhdojmë deri në fitore dhe të gjitha qëllimet e luftës janë arritur, më e rëndësishmja, lirimi i të gjithë pengjeve tona dhe eliminimi i Hamasit”, shtoi kryeministri izraelit.
Netanyahu tha se dera e tij mbetet e hapur për çdo parti politike që është e gatshme të ndajë barrën e luftimit kundër Hamasit dhe do të "ndihmojë të sjellë fitore mbi armiqtë dhe të sigurojë sigurinë e qytetarëve", raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/benny-gantz-dorehiqet-nga-kabineti-i-luftes-izraelite/