Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka nisur një sulm të ashpër ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer dhe udhëheqësve të Francës dhe Kanadasë - duke thënë se ata "në fakt kishin thënë se duan që Hamasi të mbetet në pushtet".
Ai gjithashtu akuzoi Starmer, Emmanuel Macron dhe Mark Carney se mbajnë anën e "vrasësve masivë, përdhunuesve, vrasësve të foshnjave dhe rrëmbyesve".
Netanyahu po fliste pas sulmit të së enjtes ndaj stafit të ambasadës izraelite në Uashington. Ditë më parë, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja e kishin cilwsuar ofensivën e zgjeruar të Izraelit në Gaza si "joproporcionale" dhe e përshkruan situatën humanitare si "të patolerueshme".
Të tria vendet dënuan vrasjet në Uashington, ku punonjësit e ambasadës Yaron Lischinsky, 30 vjeç, dhe Sarah Lynn Milgrim, 26 vjeç, u qëlluan për vdekje në një aktivitet të organizuar nga Muzeu Hebraik i Kryeqytetit.
I dyshuari, Elias Rodriguez, bërtiti vazhdimisht "Palestina e lirë" ndërsa u arrestua, tha policia.
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja - aleatë të ngushtë të Izraelit - gjithashtu dolën në mbështetje të fortë të Izraelit pas sulmeve vdekjeprurëse të udhëhequra nga Hamasi 19 muaj më parë.
"I them Presidentit Macron, Kryeministrit Carney dhe Kryeministrit Starmer, kur vrasësit masivë, përdhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit ju falënderojnë, ju jeni në anën e gabuar të drejtësisë"
"Jeni në anën e gabuar të njerëzimit dhe jeni në anën e gabuar të historisë", shtoi Netanyahu, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.