Lajmet e fundit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka folur sot për sulmet izraelite të kryera kundër Iranit të premten mbrëma.
Ai thotë se sulmi izraelit ishte "i saktë dhe i fuqishëm" dhe i arriti të gjitha objektivat e tij, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant thotë gjithashtu se jo të gjitha objektivat e Izraelit mund të arrihen ushtarakisht, duke paralajmëruar se do të nevojiten "koncesione të dhimbshme" për të siguruar pengjet që ende mbahen në Gaza.
Ai foli gjithashtu se si operacionet ushtarake izraelite kanë dobësuar aftësitë e Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut në Liban për të vepruar si përfaqësues iranian kundër Izraelit.