Ndërtimi i një ahuri (ku qëndrojnë tetë lopë) afër Galerisë Kombëtare, që është pjesë e ekspozitës personale të artistit me famë botërore, Silsej Xhafa, nxiti shumë reagime.
Pikërisht për këtë, të martën, më 24 korrik, në orën 10:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të mbahet një konferencë ku do të sqarohet gjithçka.
“Arsyeja e ftesës për konferencë është se një grup “Të bashkuar për kafshët” kanë paralajmëruar protestë para objektit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, nesër (e martë) më 24 korrik në ora 16:30”, thuhet në ftesën e Galerisë, njofton Klan Kosova.
Në konferencë drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës Arta Agani, pronari i Fermës dhe përfaqësuesi i Këshillit Drejtues të GKK-së do t’iu drejtohen mediave.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.