Nesër, më 15 tetor 2022 do të mbahet panairi i Bizneseve Shqiptare në Vjenë të Austrisë.
Ky është një event i rrallë, që bizneset shqiptare prezantohen së bashku para publikut në kryeqytetin austriak.
Hapja zyrtare e panairit do të bëhet në ora 10:00, transmeton Klankosova.tv.
Punën e tyre do ta prezantojnë një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare që veprojnë në Austri duke filluar nga gastronomia, hoteleria, ndërtimtaria, mediat, it- design, imobile, estetikë.
Si pjesë e panairit do të jetë edhe libri / katalogu, ku do të prezantohen firmat pjesëmarrëse të panairit, i cili do t’u shpërndahet vizitorëve.
Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Yll Blakaj, ka thënë se kjo është një mundësi e mirë që bizneset janë pjesë e këtij rrjeti që të prezantojnë punët dhe aktivitet e tyre.
“Kjo është një mundësi e mirë që bizneset që janë pjesë e rrjetit të prezantojnë punët dhe aktivitetet e tyre. Gjithashtu është mundësi e mirë për komunitetin tonë në diasporë që t’i vizitojnë firmat shqiptare dhe të njihen me veprimtarinë e tyre. Presim që këto takime të sjellin rezultate dhe nga panairi te krijohen bashkëpunime të reja mes të bizneseve, gjithashtu mes bizneseve dhe qytetarëve tonë në diasporë”, ka thënë Blakaj.
“Ftojmë qytetarët shqiptarë dhe bizneset, edhe nëse nuk janë pjesëmarrëse në panair të na vizitojnë dhe të shfrytëzojnë këtë organizim të mirë”.
Pjesë e panairit do të jetë edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari
Në panair pritet të marrin pjesë edhe 15 kompani nga Kosova.
Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri organizohet nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri.

●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.