Lajmet e fundit

Nesër në Prishtinë fillon konferenca vjetore e Forumit Kulturor "Politika kulturore apo politikë me kulturën?"
Në këtë konferencë do të diskutohet për agjendën e zhvillimit kulturor të shtetit gjatë viteve të fundit.
Diskutimet në këtë konferencë do të zhvillohen në panelin, ku do të trajtohen tema që lidhen me politikat kulturore të shtetit dhe ndërhyrjet politike në kulturë viteve të fundit.
Në panelin e konferencës, përfaqësues të qeverisë, skenës së pavarur dhe ekspertë të jashtëm do të diskutojnë mbi zhvillimet në sferën e kulturës gjatë dy viteve të fundit, me fokus në proceset e hartimit të politikave (strategjive), shpërndarjen e fondeve të kulturës, dialogun e strukturuar mes qeverisë dhe shoqërisë civile dhe veprimet e ardhshme për të avancuar agjendën kulturore të Kosovës.
Të ftuar për të diskutuar në këtë konferencë janë: Kujtim Shala, ministër i Kulturës, Violeta Simjanovska, Qendra Multimedia Shkup, Eroll Bilibani, Dokufest, Zana Hoxha Krasniqi, Artpolis, Florent Mehmeti, Forumi Kulturor, ndërsa diskutimi do të moderohet nga Shqipe Hajredini.
Konferenca vjetore “Politika kulturore dhe politikë me kulturën” është përpjekja e rradhës e Forumit Kulturor për të sjellë kulturën në vemendje të politikave shtetërore.