Lajmet e fundit

Paraditen e së enjtes, vdiq Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës, i cili është duke vuajtur dënimin në Hagë.
Tashmë është caktuar edhe ceremonia e varrimit të Jahjasë, e cila do të mbahet nesër.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi ngushëllues të publikuar në rrjetin social Facebook, përcjell Klankosova.tv.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten, me fillim nga ora 12:00, në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.
Jahja Mustafa vdiq sot, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Para disa ditësh, Cali i kishte kërkuar Speciales që ta vizitonte babanë e tij, por nuk ishte lejuar që ta vizitonte.
Me këtë rast, OVL-UÇK, ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë për refuzimin e një vizite humane.
https://klankosova.tv/vdes-babai-i-salih-mustafes/