Lajmet e fundit

Me filmin ‘’Battalion’’ do të bëhet hapja e festivalit të filmit ‘’Bridge’’ në Mitrovicë.
‘’Bridge Film Fest’’ do të filloi nesër e do të zgjasë deri më 22 shtator, njofton Klan Kosova.
Kështu stafi i këtij festivali nga 2654 filma artistic dhe 264 filma dokumentarë për mjedisin, zgjodhi vetëm 37 prej tyre.
Hapja e këtij festivali vie me filmin e prodhuar nga kompania e madhe filmike ‘’Columbia Picture’’, nën regjinë e regjisorit të njohur rus Dmitry Meskhiev.
Ndërsa në qytetin e Mitrovicës, organizimi i këtij Festivali Ndërkombëtar shënon edhe herën e parë që në mesin e urës kryesore mbi lumin Ibër, të shfaqen filma të ndryshëm njoftojnë organizatorët e këtij festivali.