Sonte me fillim nga ora 20:45, Kombëtarja e Kosovës pret Turqinë në “Fadil Vokrri” për të zhvilluar 90 minutat më të rëndësishëm të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror një përballje që mund të vulosë një kapitull të ri për futbollin kosovar.
Në emisionin “Ora Shtatë”, qytetarë të shumtë kanë telefonuar për t’i dhënë mbështetje ‘Dardanëve’ dhe për të parashikuar rezultatin e kësaj ndeshje historike, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse ata na kanë mundur me gjashtë gola, ne sonte do t’i japim shtatë”, tha një qytetare.
Po ashtu edhe shumë qytetarë të tjerë janë shprehur optimist për fitoren e kombëtares tonë.
https://www.youtube.com/watch?v=kWOyZg94-20
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.