Robert Kiyosaki ka shkruar njërin ndër librat më të famshëm për çështje financiare – “Rich Dad Poor Dad”.
Kiyosaki ka hetuar se dallimi në mes të njerëzve të pasur dhe atyre normal sa i përket pasurisë, ose të varfër, është tek mënyra se si u qasen gjërave që në shikim të parë duken të pa rëndësishme, njofton Klan Kosova.
“Fakti se isha produkt i dy baballarëve më ka dhënë luksin të vështrojë mendimet e ndryshme dhe cili është ndikimi i atyre mendimeve më pas në jetë”, shkruan Kiyosaki në librin e tij “Babai i pasur, babi i varfër”.
Dy baballarët që u referohet ai janë, babai i tij i vërtetë që ishte edhe babai I varfër e që gjithë jetën e tij ishte ballafaquar me mungesë parash dhe babit të shokut të tij më të ngushtë, I cili ishte babai i pasur, që e kishte filluar me shumë pak, por ishte bërë milioner dhe njëri nga njerëzit më të pasur në Hawaii.
Këto janë disa nga dallimet që e bëjnë diferencën sipas Kiyosakit se si mendojnë të varfrit ose njerëzit me pagesë mesatare dhe si mendojnë të pasurit, njofton Klan Kosova.
Babai i varfër: Unë nuk mund ta kem…Babai i pasur: Si mund ta kem?Babai i varfër: Unë punoj për paraBabai i pasur: Paratë punojnë për muaBabai i varfër: Kur është puna tek paratë, luaj në të sigurt, mos rrezikoBabai i pasur: Mëso si ta menaxhosh rrezikunBabai i varfër: Shtëpia është pasuriBabai i pasur: Taksat për shtëpinë janë shpenzimBabai i varfër: Studio fort që në të ardhmen të gjesh një kompani të mirë për të punuarBabi i pasur: Studio fort që në të ardhmen të gjesh një kompani të mirë për ta blerëBabai i varfër: Kurrë nuk do të jem i pasurBabai i pasur: Unë jam pasurBabai i varfër: Nuk më bëjnë përshtypje paratëBabai i pasur: Paratë janë fuqi
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.