22.06.2018 · përditësuar para 2952 dite1 min lexim
Gratë të cilat vonohen me krijimin e familjes, janë të pritura që të jetojnë më gjatë, thotë një studim i ri.
Ato gra që fëmijën e tyre të parë e lindin pas moshën 25 vjeçare, kanë gjasa për 11% më shumë që të mbijetojnë deri në moshën 90 vjeçare, përkundër grave që lindin më herët.
Numri i nënave më në moshë, është rritur gjatë këtyre dekadave, pasi që shumë gra koncentrohen në karrierën e tyre, e krijojnë familje më vonë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Doktorët e Universitetit të Kalifornisë në San Diego, kanë ekzaminuar 1000 gra nga viti 1984, deri në vitin 2014, dhe kanë ardhur në këtë përfundim.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.