Procesi i gjykimit në Hagë ka hyrë në javën vendimtare. Atje do t’i thonë fjalët përfundimtare edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Se si pritet të jetë epilogu i këtij gjykimi, ka folur avokati Ardian Bajraktari, transmeton Klankosova.tv.
Në Klan Kosova, Bajraktari ka theksuar se sikur të kishte drejtësi, Kosova do të ishte e papreokupuar në raport me epilogun përfundimtar të këtij procesi gjyqësor.
“Nëse ka drejtësi, unë jam optimist se fundi do të jetë triumfues, përkatësisht do të jetë vendim për shpalljen e pafajshme të katërshes së UÇK-së”, tha ai në “Ora Shtatë”.
Nga ana tjetër, opinionistja Afërdita Maliqi ka deklaruar se tërë procesi gjyqësor në Hagë ka qenë i padrejtë.
https://www.youtube.com/watch?v=H5-489VLQ0A
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.