Lajmet e fundit

Një nëntëvjeçar ka mbytur nëntë lepuj dhe dy derra gjatë një udhëtimi të vetëm në një kopsht zoologjik.
Sipas raportimeve, thuhet se nëntëvjeçari nuk kishte treguar “asnjë emocion” pasi vrau kafshët në kopshtin “Rekerhout Petting” në Alkmaar, Holandë.
Djali hyri vetëm në kopshtin zoologjik para se të vriste kafshët më 11 mars, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.
Nëntëvjeçari nuk do të përballet me akuza penale pasi është nën moshën 12 vjeçare, por do të regjistrohet në një program përkujdesjeje.
Psikiatri Esther van Fenema, tha për incidentin: “Më vjen keq për kafshët, por edhe për djalin e vogël që me sa duket ndihet aq keq sa duhet ta bëjë këtë. Nëse vret një kafshë në shtëpi, shpjegoni fëmijës pse”.
