Shumë njerëz nuk janë në dijeni të një virusi që shkakton kancer dhe sipas një studimi në Britani të Madhe ai virus prek tetë në dhjetë të rritur britanikë.
HPV (virusi i papillomës njerëzore) në shumicën e rasteve nuk është asgjë për t'u shqetësuar, por tek disa njerëz mund të shkaktojë edhe kancer.
Sipas një sondazhi të YouGov në emër të “The Eve Appeal”, një organizatë bamirëse për kancerin e gjirit, thuhet se ekzistojnë më shumë se 100 lloje të HPV, por vetëm disa prej tyre janë me rrezik të lartë.
Doktori Naomi Sutton, tha se një virus i tillë më së shpejti mund të përhapet përmes çdo lloj kontakti seksual.
Këto janë nëntë gjërat që duhet të dini për këtë virus:
1.HPV mund të shkaktojë të paktën gjashtë kancere
Fatkeqësisht, nganjëherë HPV nuk pastrohet nga trupi dhe mund të çojë në disa kancere, më e zakonshme është qafa e mitrës. Mund të çojë në kancerin e i fytit, kanceri vaginal, vulval, anal ose atë në penis.
2.Shkakton lythat gjenitale
Disa lloje të HPV mund të shkaktojnë lythat gjenitale, të përhapura përmes kontaktit seksual.
Lythat mund të duken si gunga të vogla me ngjyrë mishi ose të kenë një pamje të ngjashme me lulelakrën rreth boshtit të penisit ose anusit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Ato gjithashtu mund të zhvillohen në gojën ose fytin e një personi që ka pasur kontakt seksual oral me një person të infektuar.
3.Përhapja përmes kontaktit seksual
HPV transmetohet përmes kontaktit seksual, përfshirë seksin anal dhe oral dhe masturbimin reciprok.
Rekomandohet të përdorni prezervativ gjatë seksit madje edhe në lodrat seksuale. Disa ekspert thonë se se nëse keni përdorur gjithmonë prezervativë, nuk jeni të rrezikuar nga HPV.
4.HPV nuk do të thotë që partneri juaj ka tradhtuar
Nëse ju ose partneri juaj merrni një rezultat pozitiv HPV, kjo nuk do të thotë se ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me dikë tjetër. HPV mund të jetë brenda trupit për shumë vite pa simptoma.
Për shembull, lythat gjeniale mund të marrin muaj apo edhe vite për t'u zhvilluar pas një infeksioni dhe nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se sa kohë më parë ka ndodhur infektimi.
5.HPV nuk ka simptoma
Njerëzit që kanë HPV nuk kanë simptoma, përveç nëse u shfaqen lythat gjenitale.
Dr. Sutton tha se shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se kanë ndonjë infeksion sepse rrallëherë ky virus ka simptoma.
6.Ekziston një vaksinë HPV
Të gjithë fëmijëve të moshës 12 deri 13 vjeç në Britani aktualisht u ofrohet një vaksinë për të mbrojtur kundër katër llojeve kryesore të HPV, 6, 11, 16 dhe 18.
Nëse e kanë humbur mundësinë e vaksinimit HPV në shkollë, mund ta marrin atë falas deri në moshën 25 vjeçare.
7.HPV është shkaktari më i shpeshtë i kancerit në qafë të mitrës
Rreth 99.7 përqind e kancerit të qafës së mitrës shkaktohet nga virusi HPV.
Llojet 16 dhe 18 të virusit përfshihen në vaksinë, mirëpo prapë se prapë janë përgjegjës për 70 përqind të rasteve të shkaktimit të kancerit.
8.Një rezultat pozitiv në testin për HPV nuk do të thotë që keni kancer
Gratë mund të marrin një rezultat pozitiv HPV pas testit, por kjo nuk do të thotë që kanë kancer në qafën e mitrës.
Kjo që ata do të duhet të kenë kontrolle më të rregullta për t'u siguruar qëky virus nuk zhvillohet.
9.Burrat nuk mund të bëjnë testin për HPV
Djemve në shkollat në Angli, Uells dhe Skoci u ofrohet gjithashtu vaksina HPV pasi dëshmitë kanë treguar se virusi është i lidhur me disa kancere edhe tek meshkujt.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.