Data e publikimit do të jetë 25 maj.

- A Bigger Splash
Dy ish të dashuruar do të ribashkohen në një ville në Mesdhe. A Bigges Splash është një drame erotike, ngërthen në vete edhe triler mirëpo mbetet qesharake.
Data e publikimit do të jetë 4 maj.

- Love and Friendship
Bazuar tek Jane Austen, ky film cilësohet qe do te jete një nga prurjet më të mira kinematografike të punës se saj. Ndër aktorët që do t'i shohim janë Kate Beckinsale, Chloë Sevigny etj... .
Data e publikimit do të jetë 13 maj.

- Money Monster
Ky film do t'i bëj bashkë aktoret George Clooney, Julia Roberts dhe Jack O’Connell nën regjinë e Jodie Foster. Në këtë triler do të portretizohen persona në krizë shpirtërore, në momente jetësore që urrejnë edhe veten.
Data e publikimit do të jetë 12 maj.

- The Nice Guys
I vendosur në vitet 1970 ta në Los Angeles, The Nice Guys tregon dy të punësuar nga një organizate private për të punuar në një rast. Do të kemi rastin të shohim aktoret Russell Crowe, Ryan Gosling e Kim Basinger.
Data e publikimit do të jetë 19 maj.

- Florence Foster Jenkins
Meryl Streep portretizon shkëlqesinë nga New York e cila dëshiron të bëhet këngëtare opere edhe pse e ka të pamundur të perceptoj tonet muzikale. Hugh Grant do të jetë në rolin e bashkëshortit te saj të dyte, një aktor i dështuar.
Data e publikimit do të jetë 6 maj.

- Sing Street
Një mjuzikell që tregon një djalosh 15 vjeçar i cili krijon një bend në mënyrë që të ndjek vajzën e ëndrrave të tij në xhirime muzikore.
Data e publikimit do të jetë 20 maj.

- Weiner
Dokumentar i cili tregon garën e Anthony Weiner për kryebashkiak të New York në 2013. Në vete ngërthen seks skandalin e dytë në karrierën e Weiner.
Data e publikimit do të jetë 20 maj
