Shumica e shoqërive zhvillohet në mënyre shumë të natyrshme saqë nuk mund të vërejmë se kur kanë filluar. Megjithatë ndonjëherë duhet të bëjmë përpjekje që të krijojmë shoqëri të reja, të bëhemi shoke/shoqe më të mirë apo edhe të krijojmë lidhje intime.
Që t’ju ndihmojmë në këtë aspekt, po ju paraqesim disa strategji të zhvilluara nga studime të psikologëve të ndryshëm. Këto “dredhi” do të ju ndihmojnë që t’ju pëlqeni njerëzve tjerë.
- Kopjoni ata
Kjo strategji quhet pasqyrimi, dhe nënkupton të imituarit e sjelljeve dhe mimikave të personit tjetër. Kur jeni duke biseduar me dikën mundohuni që të imitoni gjuhën e trupit, gjestet dhe shprehjet e fytyrës.
- Kaloni më shumë kohë rreth tyre
Duke u bazuar në efektin e ekspozimit të thjeshtë, njerëzit kanë tendenca të pëlqejnë gjerat e njohura për ta.
- Komplimentoni njerëzit tjerë
Njerëzit do të krijojnë ndërlidhje në mes të mbiemrave qe ju përdorni për të përshkruar të tjerët dhe personalitetit tuaj. Ky fenomen quhet transfer spontan i veçorive.
- Krijoni shoqëri me shokët/shoqet e tyre
Teoria mbrapa rrjetit shoqëror qëndron tek fakti që dy persona kanë më shumë gjasë të jenë shokë në qoftë se kanë një shok të përbashkët.
- Tregoni të metat tuaja ndonjëherë
Njerëzit me gjasë do t’u pëlqejnë më shumë pasi të keni bërë ndonjë gabim – mirëpo vetëm nëse besojnë që zakonisht jeni person i aftë. Të zbuluarit që nuk jeni perfekt ju bën më të afërt njëkohësisht më të lëndueshëm për personat rreth jush.
- Rastësisht prekni ata
Kjo njihet si prekje e subkoshiencës, që ndodh kur prekni një person aq natyrshëm sa që ata mezi e vërejnë. Shembull i thjeshtë mund të jetë prekja e krahut gjatë përshëndetjes, gjë që bën personin të ndihet më i afërt ndaj jush.
- Buzëqeshni
Sipas një studimi me rreth 100 fotografi femrash të ndryshme, ato të cilat ishin duke buzëqeshur në foto kanë qenë më të pëlqyerat.
- Tregoni ndonjë sekret
Demaskimi apo zbulimi i vetes është një nga teknikat më të mira për ndërtimin e lidhjeve.
- Shfaqni sensin e humorit
Sipas studimeve të ndryshme, pa marrë parasysh nëse jemi duke menduar për shoqen apo të dashurin, sensi i humorit është shumë i rëndësishëm.