Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian të Xhudos.
Sot edhe zyrtarisht është nënshkruar marrëveshja për organizimin e ngjarjes më të madhe sportive që pritet të mbahet në Prishtinë, në muajin dhjetor.
Lajmi u bë i ditur nga trajneri Driton Kuka.
“Elita e xhudos Evropiane vjen në Kosovë në garën më të madhe Sportive të mbajtur deri tash! Kjo garë është në pjesë e Projektit “ Kosova - Judo Nation “, tha Kuka.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, kryetari i Federatës Evropiane Laslo Thotm dhe nënkryetari Hrvoje Lindi si dhe kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka.
Ky kampionat do të jetë për të rritur në kategorinë -57 kilogramë dhe -73 kilogramë/Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.