Rudina Berisha kryen disa funksione në klubin e volejbollit “Gjinoci”.
Ajo është trajnere e lojtare, derisa në ekip ka edhe dy vajzat e saj. Për 36-vjeçaren kjo është një përgjegjësi shtesë, derisa thotë se si trajnere merr kritikat kur humbin, e si lojtare lëvdatat kur fitojnë, njofton Klan Kosova.
Lojtaret e këtij ekipi janë të lumtura që e kanë pjesë të tyre Berishën, e cila bashkë me to synon që të arrijë sukseset që “Gjinoci” kishte si ekip para shuarjes rreth 10 vjet më parë.
Aso kohe, ky klub kishte fituar kupën e ishte edhe kampion i Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=xyrOkctvFWs
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.