Disa fëmijë të adoptuar kalojnë vite duke kërkuar prindërit e tyre biologjik.
E për Betty Morrell iu deshën së paku 5 dekada për t’u bashkuar së fundmi me gruan e cila e lindi atë 82 vjet më parë, transmeton Klan Kosova.
Nëna dhe vajza u takuan për herë të parë në më shumë se 8 dekada muajin e kaluar në hollin e Aeroportit të madh Binghamton në New York.
Sipas CNN, për të dyja dicka e tillë ishte e pabesueshme, transmeton Klan Kosova.
Pierce u detyrua të heqë dorë nga fëmija e saj 6 muajshe në vitin 1933, pasi zyrtarët e shtetit a arritën në përfundim që ajo ishte shumë e re për të rritur një fëmijë, thotë vajza tjetër e zonjës në fjalë, Millie Hawk, transmeton Klan Kosova.
Pierce u martua dy herë dhe gëzon shtatë fëmijë megjithatë foshnja të cilën ajo e kishte qysh kur ishte e re sipas saj asnjëherë nuk kishte dal nga mendja e saj.
‘’Isha shumë herë e shqetësuar për të se cfarë po ndodhë me të, a thua ku ishte, cfarë bënte’’, tha nëna e cila kishte lënë pa dashje fëmijën e saj nën kujdesin e dikujt tjetër, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.