Lajmet e fundit

Edhe pse shumë prindër ndihen të lehtësuar kur fëmijët e tyre janë në gjumë, kjo nënë që ka realizuar këto fotografi është e kundërta. Ajo pret që fëmijët e saj të flenë për të filluar artin që ka në mendje, transmeton Klan Kosova.
Ayumi Omori e cila është japoneze, krijon gjëra argëtuese me dy fëmijët e saj derisa ata janë në gjumë.
Për këtë, sapo binjakët të flenë, Ayumi vendos fantazi qesharake në ta dhe krijon skenare të ndryshme në shtrat. Rezultati është shumë kreativ dhe është një tjetër mënyrë e bukur për të mbajtur kujtimet e fëmijërisë.
Ayumi i publikon fotografitë në Instagram ku ka më shumë se 20 mijë ndjekës.























