Ndërsa në njërën nga rrugët e Libanit po zhvilloheshin protesta të tensionuara, mes një rruge të kësaj zone ndodhi diçka e papritur.
Të gjithë protestuesit që ishin aty, u bënë bashkë për të kënduar ''Baby Shark'' - këngë e cila u pëlqen thuajse të gjithë fëmijëve, njofton Klan Kosova.
Kjo këngë që u performua nga protestuesit libanezë, u bë me një arsye të vetme – për ta qetësuar një fëmijë 15 muajsh që në momentin kur po bëheshin protestat ai u frikësua dhe nisi të qante.
Tërë ngjarja u regjistrua nga nëna e vogëlushit Robin, Eliane Jabbour e cila po udhëtonte nëpër rrethinën Baabda kur u ndeshën me turmën e protestuesve.
''Unë u thashë atyre: Jam me fëmijë, ju lutem mos bërtisni shumë'', tha ajo për CNN.
Pamjet e momentit u ndanë shpejt në Liban – aq shpejt, tha Jabbour, sa që burri i saj e pa videon para se ajo t’i tregonte për këtë, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.