10.06.2015 · përditësuar para 4067 dite1 min lexim
Një bluzë e shkurtër e cila ishte për shitje në uebfaqen Amazon ka marrë një publicitet pasi dikush përdori macen për një modelim jo fort të veçantë.
Një nënë vendosi që këtë bluzë që e kishte blerë vajza e saj t’ia veshte maces dhe komenti që ajo shkroi ishte qesharak, transmeton Klan Kosova.
“Vajza ime 16 vjeçare kishte blerë këtë bluzë. Është shumë e vogël dhe meqë unë nuk mund ta postoja se si ajo duket kur e vesh ime bijë vendosa që t’ia vesh maces sime. Për të qenë e drejtë, bluza mbulon gjoksin e maces por megjithatë mos e bleni këtë bluzë” tha ajo.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.