Lajmet e fundit

I shumëkërkuari i Barcelonës nga Manchester United, Pedro Rodriguez thuhet se do të jetë pjesë e klubit nga Premier League, gjë për të cilën është pajtuar edhe vet spanjolli.
Vendimin për të kaluar në United e ka bërë të ditur nëna e Pedros, njofton Daily Mail.
Kështu ka deklaruar Jamie Lorenzo, president i klubit Raqui San Isidro, klubi i parë profesional në të cilin ka luajtur Pedro.
“Një ditë e pash nënën e Pedros në një dyqan të mobilierive dhe ajo më tregoi që Pedro është duke e lënë Barcelonën, për Manchester United.
Transferimin e tij United mund ta bëjë nëse paguan 22 milionë euro të cilat i kërkon Barca për spanjollin.
Trajneri Luis Enrique nuk është pajtuar me shitjen e lojtarit, sepse atë e sheh si të nevojshëm për skuadrën që udhëheq, transmeton Klan Kosova.