22.04.2019 · përditësuar para 2637 dite1 min lexim
Doria Ragland është gati të takohjë nipin/mbesën e saj.
Nëna e Meghan Markle, ka mbërritur në Britani të Madhe, sipas Entertainment Tonight, pasi dukesha e Sussex është në pritje të fëmijës së saj të parë me Princin Harry.
“Është një kohë kaq e lumtur dhe emocionuese për Meghan”, ka thënë një burim. “Ajo duket shumë e lumtur”.
Pasi Meghan dhe Harry njoftuan se po prisnin një fëmijë në tetor, Pallati përfshiu një deklaratë duke thënë se ajo është shumë e lumtur për këtë lajm të mrekullueshëm.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.