Lajmet e fundit
Pranon mesazhe nga numri i celularit të djalit të saj tashmë të vdekur

Përderisa të gjitha familjet përgatiten për tu bashkuar për sezonin e pushimeve, Carole Adler po përpiqej për të rregulluar cdo gjë në humbjen e djalit të saj të vetëm të cilin e kishte shokun më të mirë, transmeton Klan Kosova.
Në majin e këtij viti që do ta lëm pas, Taylor Thyfault po trajnohej me Patrollën e Shtetit të Kolorados, teksa u godit në vend nga një i dyshuar i shmangur për policët. Ai u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes, por ai përdori momentet e fundit të jetës për ta shpëtuar dikë tjetër, duke i kërkuar ndihmë një ngasësi kamioni për ta tërhequr atë nga rruga.
Nëna Adler tha se ajo dhe djali i saj ishin jashtzakonisht të afërt me njëri tjetrin, duke shkëmbyer mesazhe me njëri tjetrin gjatë gjithë kohës, e kjo ndodhi edhe në momentin përpara se ai të vritej.
Ndërsa kur ajo dëgjoi se cfarë kishte ndodhur ajo i dërgoi djalit tashmë një tjetër mesazh në celularine tij por që ishte e kot nuk i vinte asnjë përgjigjie më. E me muaj të tërë pas vdekejes së djalit Thyfault, nëna e tij tha se tekstin e fundit të cilin ajo e shkroi për të është ndjenja dhe kujtimi i vetëm më i mirë që i ka mbetur.
Por ajo kurrë nuk e kishte paramenduar që numri i djalit të saj tashmë do të i ricaktohet dikujt tjetër për një periudhë kaq të shkurtër pas këtij incidenti, teksa ajo mori një mesazh nga po i njejti numër që i cili kishte përfunduar rastësisht në telefonin e një oficeri veteran që kishte punuar në qarkun ku djali i saj u vra.
Rreshter Kell Husley, mori një numër të ri telefoni në gusht duke injoruar kështu tekstet e para të shkruajtura nga nëna Adler, të cilat ai mendonte se janë dërguar gabimisht pa ndonjë qëllim.
Kjo ndodhi teksa Husley e mori një mesazh tejet prekës, që e bëri atë për të kuptuar se personi në fjalë nuk është në dijeni që këtë numër tashmë e mbaj unë.
Kur ky i fundit zbuloi se kush ishte Adler, i ofroi për të ndryshuar numrin e tij duke i shkruajtur porosi nënës së gjorë çdo dy ditë pothuajse, por zonja nuk pranoi dicka të tillë ngase ajo e pranoj që fati ishte i tillë që ky numër i djalit të i ricaktohej një personi tjetër, transmeton Klan Kosova.