Vetëvrasja e Bahtijes, 27 vjecares e nënës së pesë fëmijëve, shënoi nisjen e një sezoni të ri të Kiks Kosovës, duke ngritur zërin e dënuar edhe një herë, për të disatën herë, dhunën ndaj grave, përkrahjen e munguar, martesën e hershme, heshtjen e të gjithë akterëve, përfshirë këtu familjarët e institucionet.
Nana... ma kane vraa cikeeen...
Tentimi i vjehrrit për ta dhunuar nusen, xhelozia e sëmurë e burrit ndaj gruas, se Bahtija nuk guxonte të takohej as me familjarët e saj mashkuj, e “zullumi” i vazhdueshëm që ajo kishte nga dita e parë, kur si 16 vjecare hyri në shtëpinë e burrit, bën që ajo pas plot gjashtë herë që doli nga shtëpia e u kthye, t’ia merrte vetes jetën në këndin e lojërave të fëmijëve të saj.
Raporti i obduksionit shpërfaqi gjendjen reale. Bahtija, nënvizon raporti, ka qenë e ngulfatur mirëpo paraprakisht, trupi i 27 vjecares, kishte hematoma të shkaktuara para aktit final.
https://www.youtube.com/watch?v=W5a1Ewcru24
Akuzat se e coj drejt vetëvrasjes, i mohoi bashkëshorti Gëzim Berisha. Njëjtë si i biri i tij, edhe vjehrri i Bahtijes kundërshoi akuzat se kishte tentuar ta dhunonte nusen. Madje u tregua agresiv ndaj ekipit të emisionit duke iu thënë se duhet të largohen nga prona e tij.
E gjithë ngjarja, padyshim se drejtohet në një institucion. Drejtësia do të duhej të dilte në pah përmes hetimeve e gjykimeve por duket se një gjë e tillë në rastin e Bahtijes nuk do të ndodh.
Kjo ngase Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një përgjigje përmes postës elektronike, ka bërë të ditur se rasti është mbyllur.
Në pritjen e Vitit të Ri, nga 2025 e deri në përjetësi, Kiks Kosova, do t’iu qëndroj përkrah grave duke qenë gjithmonë të gatshëm që të raportojnë për cdo padrejtësi që iu bëhet atyre, qoftë nga burrat e qoftë nga familjet. Me të njëjtën monedhë, do të vazhdoj të kërkoj llogari nga institucionet e drejtësisë duke përcjellur me llupë hetimet e duke dënuar skajshmërisht heshtjen e tyre.
●●●
HASHKRIMI NGA
herolind ademi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.