24.12.2019 · përditësuar para 2386 dite1 min lexim
Pothuajse çdo vajzë e vogël ëndërron që kur të rritet të bëhet një yll i muzikës pop, modele që shkel pasarelat më të famshme në botë apo të jetë aktore e filmave që mbesin në histori.
Por, duket se këto ëndrra me kalimin e kohës fillojnë të zbehen – për arsye të ndryshme.
Alya Chagler nga Turqia vendosi që nuk dëshiron që e njëjta të ndodhë edhe me vajzën e saj të vogël Stefanin.
Duke përdorur vetëm materiale që janë në shtëpinë e saj – si letër dhe qese plastike – ajo filloi të rikrijojë për vogëlushen e saj veshjet e yjeve në tapetin e kuq.
Nëna e Stefanit përpos që ia bëri realitet të gjitha ëndrrat vogëlushes së saj ka krijuar edhe disa veshje shumë të bukura, krejt unike dhe jashtëzakonisht kreative.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga veshjet e krijuara nga kjo nënë dhe e bija e saj gjashtëvjeçare që për hir të së vërtetës duket se shpesh kanë dalë të jenë shumë herë më të bukura se veshjet e yjeve, ani se janë të krijuara vetëm nga letra dhe plastika.
20. Sririta Jensen
19. Zendaya
18. Anne Hathaway
17. Gigi Hadid
16. Janelle Monáe
15. Vanessa Hudgens
14. Cara Delevingne
13. Lady Gaga
12. Kourtney Kardashian
11. Li Yuchun
10. Rihanna
9. Leomie Anderson
8. Taylor Swift
7. Princess Eugenie
6. Kaia Gerber
5. Beyoncé
4. Naomi Watts
3. Meghan Markle
2. Priyanka Chopra
1. Yasmin Wijnaldum
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.